Apple nuk e lejon Payapp tek bankat pasi kjo do ta ulte sigurinë e pajisjeve të tyre

Teknologji

Apple nuk e lejon Payapp tek bankat pasi kjo do ta ulte sigurinë e pajisjeve të tyre

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 10:44
Ilustrim

Duket sikur Apple nuk i pëlqen të bashkëpunojnë me bankat në ofrimin e shërbimit të blerjeve të produkteve të tyre përmes aplikacionit ApplePay. Kjo u bë e qartë kur tre bankave Australiane iu është refuzuar kërkesa për një shërbim të tillë nga kompania Apple.

Ndërkohë që ajo iu përgjigj bankave me një letër të ‘fortë’ që u bë publike të Martën, duke shpjeguar edhe arsyet sipas të cilave kjo do ta ulte ndjeshëm nivelin e lartë të sigurisë që kërkojnë të kenë pajisjet e Apple.

Prezantimi i Apple Pay ka rritur interesin e konsumatorëve në blerjet me anë të aplikacionit në celular dhe shumë institucione nga bota janë bërë partnerë të Apple për të lejuar klientët të lidhin llogaritë e tyre bankare me portofolin digjital të iPhone, por Apple do ta mbajë akoma monopol aktivitetin e blerjeve për pajisjet e tyre, pa kërkuar ndihmën e bankave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat