Me këtë lojë gjuani libra në vend të monstrave të Pokemon

Teknologji

Me këtë lojë gjuani libra në vend të monstrave të Pokemon

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 09:32
Ilustrim

Libradashës ja një lojë që do t’ju bëjë të ngriheni nga karrigia dhe të dilni jashtë në natyrë për të kërkuar libra. Një mësuese belge, Aveline Gregoire u frymëzua nga loja Pokemon Go për të ndërtuar një lojë online në të cilën njerëzit kërkonin për libra në vend të monstrave virtuale.

“Kur po sistemoja librat në bibliotekën time, pashë se nuk kisha vend mjaftueshëm për të gjithë librat. Pasi kisha lujatur lojën Pokemon Go me fëmijët e mi, më erdhi ideja t’i shpërndaja disa nga librat në natyrë,” thotë Gregoire.

Ajo formoi një grup në Facebook të quajtur “Chasseurs de livres” (‘Gjuetarët e librave’). Aty janë përfshirë tashmë më shumë se 52,000 anëtarë dhe një skedë e publikuar në faqen onine shpjegon rregullat e lojës.

Mënyra se si ajo funksionon është të mbështillni fillimisht një libër me një qese plastike (për ta mbrojtur nga dëmtimi). Pastaj lini një shënim apo koment për librin dhe e vendosni atë në një vend publik, duke e ofruar për lojtarët e tjerë. Pastaj i bëni foto librit, duke kapur edhe titullin dhe duke treguar pozicionin e saktë se ku ndodhet ai dhe e publikoni atë në faqen e Facebook. Nëse dikush e gjen i pari librin, bën po ashtu një foto dhe pasi e lexon e risjell në lojë përsëri.

Gregire po mendon që lojën ta kthejë në një aplikacion celular që përdoruesit ta kenë më të thjeshtë për ta luajtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat