“Apple” kërkon dëmshpërblim nga prodhuesit e çipeve “Qualcomm”

Teknologji

“Apple” kërkon dëmshpërblim nga prodhuesit e çipeve “Qualcomm”

Më: 22 janar 2017 Në ora: 16:46
Qualcomm

Kompania e famshme “Apple” ka nisur një gjyq ku akuzon prodhuesit e çipeve të telefonave “Qualcomm”, për praktika anti kompetitive në mbrojtje të monopolit në industrinë e prodhimit të procesorëve.

“Qualcomm” është furnizuesi më i madh i çipeve për dy kompanitë, “Apple” dhe “Samsung”, të cilat gjithashtu përbëjnë 40% të të ardhurave prej 23.5 miliard dollarëve të “Qualcomm”.

“Apple” ka deklaruar se “Qualcomm” ka refuzuar të rimbursonte kompaninë pasi kjo e fundit kishte patuar diskutime të afërta me autoritetet koreanojugore të cilët gjobitën prodhuesin e çipeve për praktika të pandershme licencimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat