Apple përgatit syzet AR

Teknologji

Apple përgatit syzet AR

Më: 21 prill 2017 Në ora: 17:23
Apple

Nuk është sekret se Apple mbron teknologjinë e ndryshimit të realitetit (AR).

Drejtori i kësaj kompanie, Tim Kuk ka shfaqur besimin se AR do të jetë teknologjia kryesore në të ardhmen.

Ka pasur raportime të shumta se Apple po zhvillon syzat AR dhe këtë e dëshmojnë edhe dokumentet që kanë rrjedhë kohë më parë, të cilat i ka siguruar Gizmodo, sipas të cilave kompania është duke punuar në këtë drejtim.

Dokumentet janë pjesë e raportit të organizatës së Apple, Environment Health and Safety, të cilat i janë dërguar gabimisht qindra punonjësve në Apple dhe më vonë kanë arritur edhe deri te faqja Gizmodo.

“Punonjësi ka paraqitur dhimbje në sy pas punëve në prototipin e ri, të cilat kanë ardhur pas përdorimit të tij”, thuhet ndër të tjera në dokument.

Në bazë të kësaj dhe gjërave tjera në dokumente, shihet se Apple po përgatit syzat AR, thotë Gizmodo. Megjithatë, aktualisht është vështirë të konkludohet se kur ato do të dalin në treg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat