YouTube po teston AutoPlay për Android

Teknologji

YouTube po teston AutoPlay për Android

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 00:18
YouTube

YouTube po teston një veçori të re automatike për videot. Të mos ngatërrohet me një veçori ekzistuese të ngjashme (që lejon aplikacionin celular të luajë automatikisht videon tjetër pas përfundimit të kësaj të tanishme), ky funksionalitet i ri është për videot që shfaqen në ndërfaqen ‘home’.

Videot luajnë pa tinguj dhe në vend të kësaj shihni titra, duke ju dhënë një ide se çfarë po ndodh në video.

Ndërsa ju mund të shihni një video të plotë në këtë mënyrë, playback do të ndalet sapo ju të lëvizni lart ose poshtë, duke rezultuar në video të tanishme (që tani është e dukshme në ekran) që luhet automatikisht.

Funksioni – i cili është vërejtur vetëm në aplikacionin Android të YouTube deri më tani – quhet ‘Luaj ashtu si shfletoni’ dhe mund të çaktivizohet duke shkuar tek Llogaria -> Cilësimet -> Të përgjithshme.

Mund ta caktoni që të aktivizohet vetëm kur pajisja juaj është e lidhur me Ëi-Fi. Aktualisht nuk ka informacion se kur ky funksionalitet do të shtrihet më gjerësisht, por ndoshta kjo varet nga reagimet që merr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat