Sulm i ri kibernetik në Evropë, hakerët kërkojnë bitcoin për kthimin e të dhënave

Teknologji

Sulm i ri kibernetik në Evropë, hakerët kërkojnë bitcoin për kthimin e të dhënave

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 19:49
Sipas kompanisë, shumica e viktimave janë në Rusi, ku ransomware ka infektuar pajisjet përmes ueb sajteve të hakuara të organizatave ruse.

Një sulm i ri kibernetik është duke prekur sistemin e kompjuterëve në gjithë Evropën.

Një lloj ransomware i njohur si "Bad Rabbit" besohet të fshihet prapa këtij problemi dhe ai është përhapur në Rusi, Ukrainë, Turqi dhe Gjermani.

Kompania për siguri kibernetike Kaspersky Lab, e cila është duke monitoruar malware-n, ka bërë krahasim me sulmet WannaCry dhe Petya, të cilat shkaktuan kaos më herët gjatë këtij viti.

Sipas kompanisë, shumica e viktimave janë në Rusi, ku ransomware ka infektuar pajisjet përmes ueb sajteve të hakuara të organizatave ruse.

Kriminalët e fshehur pas “Bad Rabbit” mbyllin kompjuterët dhe kërkojnë 0.05 bitcoin ose 220 funta nga viktimat, si shkëmbim për kthimin e të dhënave në kompjuterët e tyre.

Sidoqoftë, ekspertët e sigurisë këshillojnë njerëzit që të mos paguajnë, pasi një gjë e tillë do të inkurajojë më shumë sulme dhe nuk ka garanci se sulmuesit do të mbajnë fjalën e tyre dhe të largojnë malwaren nga pajisja juaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat