Skype largohet nga të gjitha shitoret e telefonave në Kinë

Teknologji

Skype largohet nga të gjitha shitoret e telefonave në Kinë

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 19:18
Ilustrim

Përdoruesit që do të përpiqen të marrin aplikacionin Skype në Kinë do t’i presë një befasi e papritur.

Apple, Huawei, Xiaomi dhe disa kompani tjera kanë larguar softuerin e Microsoft për bisedime në internet nga shitoret e tyre për aplikacione javëve të fundit, si përgjigje ndaj aplikacionit VoIP, i cili nuk respekton ligjet lokale për siguri digjitale.

Shërbimi edhe më tej do të punojë për përdoruesit e këtij rajoni në rast se e kanë tanimë në telefon, por nga sot nuk do të jetë i qasshëm për shkarkim.

Microsoft njoftoi se Skype vetëm përkohësisht është larguar nga iOS App Store dhe se do të kthehet sa më shpejt.

Ky nuk është rasti i parë që Kina ka ndërmarrë një hap të tillë, pasi kohë më parë bllokoi  WhatsApp dhe shërbime të ngjashme, për shkak të enkriptimit që parandalon spiunimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat