Ekspertë të sigurisë kibernetike lëshojnë alarmin mbi mundësinë që rrjeti 4G të shfrytëzohet nga hakerat - Bota Sot
Ekspertë të sigurisë kibernetike lëshojnë alarmin mbi mundësinë që rrjeti 4G të shfrytëzohet nga hakerat

Teknologji

Ekspertë të sigurisë kibernetike lëshojnë alarmin mbi mundësinë që rrjeti 4G të shfrytëzohet nga hakerat

Më: 7 mars 2018 Në ora: 09:18
Ilustrim

Ekspertë të sigurisë kibernetike lëshojnë alarmin mbi mundësinë që rrjeti 4G të shfrytëzohet nga hakerat për të dëmtuar telefonat, por edhe më tepër.

Universiteti Purdue dhe Universiteti i Iowa-s thotë se kanë gjetur disa pika të dobta dhe të cenueshme në protokollin e përdorur nga 4GLTE, të cilat mund të shfrytëzohen nga hakerat, deri në kontrollin e plotë të pajisjes.

Kështu, mund të përgjojnë telefonatat, mesazhet e dërguara dhe të marra përmes të gjitha aplikacioneve, të dërgojnë thirrje emergjence të rreme, të çorientojnë lokalizuesin e deri tek fikja e telefonit.

Ekspertët e përfshirë në këtë analizë thonë se kanë mundur që të hakojnë 8 nga 10 pajisje me teknologjinë 4G, por refuzojnë të japin më shumë detaje për rrugën e ndjekur, deri në momentin, që sipas tyre ky problem i këtij rrjeti të rregullohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test