Siguria kibernetike e rrezikuar edhe në Kosovë - Bota Sot
Siguria kibernetike e rrezikuar edhe në Kosovë

Teknologji

Siguria kibernetike e rrezikuar edhe në Kosovë

Më: 14 prill 2018 Në ora: 22:07
Ilustrim

Siguria Kibernetike është njëri nga shqetësimet e shekullit të 21 me të cilin po përballet edhe Kosova. Për këtë arsye një hapësirë e siguruar kibernetike kërkon një vëmendje të thekuar nga institucionet dhe nivelet e larta të shtetit.

Gjatë vitit 2017 raste të janë paraqitur në Policinë e Kosovës që lidhen me krimet kibernetike janë rreth 40 të tilla, që tashmë sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha janë kryer të gjitha obligimet ligjore të parapara.

Hoxha ka theksuar institucioni që ai përfaqëson ka ndërmarr veprime të vazhdueshme dhe shënohen rezultate konkrete kur vije puna të sigurimi i hapësirës kibernetike.

“Policia e Kosovës në kuadër të saj ka njësitet relevante qe trajtojnë rastet e tilla qe ndërlidhen me krime kibernetike.

Veprime të vazhdueshme ndërmerren dhe Policia e Kosovës ka shënuar rezultate konkrete, varësisht prej informacioneve për raste të ndryshme ku janë identifikuar aktivitete të kundërligjshme dhe ka pasur elemente për inicimin e hetimeve për raste të tilla.” është shprehur Hoxha.

E duke qenë që rrjetet sociale mund të shkaktojnë problem sa i përket sigurisë kibernetike, Hoxha ka theksuar se Policia e Kosovës në koordinim me autoritetet kompetente ka arritur që të mbyll me dhjetëra llogari edhe në rrjetet sociale.

Blerim Rexha, udhëheqësi i departamentit të inxhinierisë kompjuterike, për Indeksonline ka thënë se Kosova është rrezikuar nga sulmet kibernetike por ekzistojnë mekanizma mbrojtës që cilët mundohen të ruajnë hapësirën kibernetike në Kosovë.

Sipas tij, Kosova vazhdon të jetë më pak e rrezikuar nga sulmet kibernetike pasi që nuk posedon shërbime elektronike digjitale, siç ofrojnë vendet e tjera.

“Shumë qytetarë në Kosovë shfrytëzojnë shërbime që hostohen (ruhen dhe përpunohen) jashtë Kosovës, siç është rasti i Facebook, Google, Apple, Viber, ËhatsApp, etj. asnjë nga këto shërbime fizikisht nuk ndodhen në Kosovë. Kosova ka bërë progres të vogël në ofrimin e shërbimeve elektronike (digjitale). Ato pak shërbime ofron nga Qeveria dhe shumë pak shërbime ofrohen nga komunat dhe ndërmarrjet ekonomike. Duke pasur pak shërbime online, që hostohen (ruhen dhe përpunohen) në Kosovë jemi më pak të ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike. Meqenëse interesimi i sulmuesve potencial për këto pak shërbime është shumë i vogël, mund të konkludohet që hapësira kibernetike në Kosovë është e sigurt”, ka theksuar Rexha.

Eksperi i kësaj fushe ka theksuar gjithashtu se edhe pse ekzistojnë mekanizma që lidhen me sigurinë kibernetike në Kosovë, si Strategjia Shtetërore për Sigurinë Kibernetike dhe ekipi kosovar i CERT, ende ka nevojë për përmirësime.

Këto përmirësime lidhen me shtimin e stafit dhe buxhetit në kudër të ekipit shtetërorë të CERT-it.

Ndryshe, Rexha ka theksuar se fusha kibernetike është njëra nga ato më intrigueset dhe sfidueset për të rinjtë në Kosovë duke u futur edhe në plan programet e të gjitha institucioneve arsimore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test