Gjirafa përzgjidhet në mesin e Top 13 Startup-ëve në Evropë dhe Unicorn i ardhshëm - Bota Sot
Gjirafa përzgjidhet në mesin e Top 13 Startup-ëve në Evropë dhe Unicorn i ardhshëm

Teknologji

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Gjirafa përzgjidhet në mesin e Top 13 Startup-ëve në Evropë dhe Unicorn i ardhshëm

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 17:12
Gjirafa

Programi (SEC2SV) i cili është themeluar nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian në World Economic Forum në 2014, dhe i udhëhequr nga Mind The Bridge, ka ftuar Gjirafën në edicionin e IV të Startup-ëve Evropianë në Silicon Valley.

Gjirafa renditet si kompania më e suksesshme në rajon në blerjet dhe shërbimet online, mirëpo tashmë hyn edhe në listen e TOP startup-ëve më të suksesshme dhe unikorn i ardhshëm me standarde botërore. Këtë vit Gjirafa është në mesin e top 13 Startup-ëve të Evropës, që së bashku numërojnë rreth 1,000 të punësuar dhe kanë pranuar $135 milion investime deri më tani.

Infografika 

Përveç të tjerave, Marco Marinucci, CEO Mind the Bridge tha që: “Krahasuar me edicionet paraprake, ne kemi vërejtur biznese premtuese nga tregjet në rritje të Evropës Lindore si Hungaria, Shqipëria dhe Polonia, si dhe nga vendet më ‘tradicionale’ si Franca, Gjermania, dhe Belgjika.” https://startupeuropepartnership.eu/sec2sv_2018_invitedscaleups 

Mërgim Cahani, themelues dhe CEO i Gjirafa, Inc., tregon që “Për ne si vend që jemi shpesh të pa dukshëm në botë nga aspekti i teknologjisë dhe inovacionit, kjo është një arritje jo vetëm për ekipin e Gjirafës, mirëpo edhe për vet ekonominë e vendit. Kjo shkon edhe përtej punës së ekipit të Gjirafës, sepse çdo njëri (përdorues, klient, partner dhe konsumator) duke përdorur shërbimet e Gjirafës ka bërë që Gjirafa të përzgjedhet ndër Top Startup-ët në Evropë.”  

Më shumë informacion në: https://startupeuropepartnership.eu/sec2sv_2018_invitedscaleups/

Eventi: https://sec2sv.com

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test