E konfirmuar: Telefoni që përdorni dëmton sytë tuaj - Bota Sot
E konfirmuar: Telefoni që përdorni dëmton sytë tuaj

Teknologji

E konfirmuar: Telefoni që përdorni dëmton sytë tuaj

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 12:11
Ilustrim

Nëse shqetësoheni se përdorimi i telefonit të mençur dhe i tabletit mund të jetë i keq për shëndetin tuaj, Men’s Health ka një lajm të keq për ju: është definitivisht i dëmshëm.

Hulumtimi i kryer nga Universiteti i Toledos ka zbuluar se drita blu e liruar nga pajisja juaj shkakton degradim makular dhe mund të përshpejtojë fillimin e verbërisë.

Hulumtimi në mënyrë specifike tregon se ekspozimi i zgjeruar ndaj dritës blu të liruar nga celulari juaj kthen molekulat në retinë e syrit në vrasës qelizor dhe helmues. Procesi pastaj çon në degradimin e makulës së syrit, një nga shkaqet më të mëdha të verbërisë në Amerikë.

Degradimi makular është shkaktohet fotoreceptore që vdesin. Ekspozimi ndaj dritës blu shkakton që retina të sillet ndryshe, duke shkaktuar molekula helmuese. Megjithatë, rezultati i njëjtë nuk ndodh kur kaloni te drita e verdhë, e gjelbër ose e kuqe.

Ndërkohë, mjekët e përfshirë në studim thonë se për të zbutur efektet e dritës blu duhet të bëni thirrjen e nevojshme dhe të shmangni përdorimin e telefonit tuaj në errësirë. Në krye të kësaj, duhet mbajtur syze dielli që filtrojnë rrezet UV dhe dritën blu kur të jeni jashtë.

Përveç kësaj, kompanitë e telefonive celulare kanë filluar të futin një filtër të dritës blu në ekranet e tyre. Nëse telefoni juaj ka një, ju sugjerojmë ta aktivizoni atë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...