Kampionati i njohur do të transmetohet në Facebook për tri vitet e ardhshme! - Bota Sot
Kampionati i njohur do të transmetohet në Facebook për tri vitet e ardhshme!

Teknologji

Kampionati i njohur do të transmetohet në Facebook për tri vitet e ardhshme!

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 20:16
Facebook

La Liga ka konfirmuar se të gjitha ndeshjet e kampionatit në tre sezonet e ardhshme do të transmetohen drejtpërdrejtë nga Facebook në kombe si India dhe Pakistani.

Të gjitha 1,140 ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejtë nga rrjeti social më i përdorur në atë regjion të botës mes 2014 dhe 2018.

“Jemi të gjithë të gjithë të lumtur që do të japim këtë shërbim falas në një territor kaq të rëndësishëm si nën-kontinenti indian,” shprehet Alfredo Bermejo, drejtori i strategjisë dixhitale i La Liga-s për Reuters.

“Një nga objektivat tonë në dy vitet e fundit ka qenë të zgjerojmë audiencën tonë, kështu që partneriteti me Facebook, që ka 270 milionë përdorues në Indi, është kyç për ne.”

Eleven Sports, që transmeton në Britani këtë sezon, do të shfaqë nga një ndeshje të La Liga-s dhe Serie A në javë nëpërmjet Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...