Gjermanët dominojnë në tregun e kamionëve në SHBA - Bota Sot
Gjermanët dominojnë në tregun e kamionëve në SHBA

Teknologji

Gjermanët dominojnë në tregun e kamionëve në SHBA

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 17:09
Ilustrim

Daimler ka shitur 50,000 kamionë të modelit të tij Freightliner New Cascadia në SHBA që nga fillimi i prodhimit të tij në janar 2017.

Cascadia jubilar është shitur në Klermont në Karolinën Veriore për një kompani që tashmë ka 550 Freightliners, duke përfshirë 120 Cascadia të reja.

Cascadia e re është kamioni më i suksesshëm i klasës së tetë Daimler në tregun e Amerikës së Veriut dhe gjermanët vazhdojnë të ndjekin trendet.

Daimler para një muaji paralajmëroi një test të një versioni plotësisht elektrik Freightliner eCascadia.

Me markat e saj Freightliner dhe Western Star, kamionët Daimler janë lider i padiskutueshëm në tregun amerikan me një pjesë prej rreth 40% në klasat e mesme dhe të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...