Aplikacioni Your Phone nga Microsoft, më i shkarkuari në Play Store - Bota Sot
Aplikacioni Your Phone nga Microsoft, më i shkarkuari në Play Store

Teknologji

Aplikacioni Your Phone nga Microsoft, më i shkarkuari në Play Store

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 18:03
Aplikacioni Your Phone nga Microsoft

Pasi ka braktisur sistemin operativ Windows 10 për telefona, Microsoft po përqafon gjithnjë e më shumë Android dhe iOS dhe po përmirëson ndërveprimin me Windows për PC. Një shembull i kohëve të fundit për këtë është aplikacioni i Your Phone i kompanisë, që bën të mundur dërgimin e teksteve nga kompjuteri juaj dhe qasjen e lehtë në fotot e ruajtura në telefonin tuaj Android.

Aftësia për të hyrë dhe për të përdorur një telefon nëpërmjet Windows 10 ka tërhequr shumë njerëz – siç tregoi interesimi për aplikacionin. Në fakt, aplikacioni Your Phone është aplikacioni numër një në dyqanin e Google Play.

Duke pasur parasysh që ky aplikacion ka qenë i mundshëm për shkarkim vetëm për disa ditë, fakti që tashmë është aplikacioni i parë në listë është mjaft mahnitës. Duket se aftësia për të hyrë në mesazhe dhe tekste përmes Windows është jashtëzakonisht mbreslënëse për përdoruesit e Android.

Lajmi i suksesit të Your Phone u nda në Twitter nga Vishnu Nath, kreu i menaxhimit të programit në Microsoft Mobility, i cili poashtu falemnderoi të gjithë përdoruesit.

Popullariteti i Your Phone do të rritet, pasi Microsoft ka plane të mëdha në mendje për aplikacionin – si në Android dhe iOS – prandaj ka veçori të reja emocionuese në horizont.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test