Në Tokio u mbajt samiti botëror i robotëve

Teknologji

Në Tokio u mbajt samiti botëror i robotëve

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 22:59
Tokio

Në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, u mbajt java e robotëve.

Një numër i madh robotësh u ekspozua në Qendrën ndërkombëtare, e cila ndodhet në kryeqytetin japonez. Botërisht është e njohur se Japonia është një vend i cili investon shumë në robotikë, më shumë se cilido vend tjetër i botës.

Kompanitë analitike parashikojnë se deri në vitin 2035 gjysma e vendeve të punës në shtetin e Lindjes së diellit do t’u takojnë robotëve. Kjo për shkak se Japonia është duke kërkuar zgjidhje për rënien e numrit të punëtorëve dhe popullsisë, e cila po plaket shpejt.

Kryeministri i vendit po kërkon nga gratë që të përfshihen më shumë në fuqinë punëtore, por qeveria është e sigurt se numri i punëtorëve deri në vitin 2026 do të bie në vetëm 45 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat