Microsoft heq dorë nga shfletuesi Edge

Teknologji

Microsoft heq dorë nga shfletuesi Edge

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 19:12
Microsoft

Që prej debutimit në 2015 në Windows 10, Edge nuk ka pasur shumë sukses, dhe tani korporata amerikane po përgatit një shfletues të ri që do të ishte konkurrent i Firefox dhe Google Chrome.

E ndërtuar në një bazë të re, Edge është projektuar të jetë një shfletues i shpejtë, i lehtë dhe i sigurt i internetit, por ka pasur shumë gabime që e bënin të papëlqyeshme, shkruan Windowscentral.com.

Edge që nga atëherë ka pasur vështirësi në tërheqjen e vëmendjes, me paqëndrueshmëri të vazhdueshme dhe një problem që e bën të pamundur për përdoruesit dhe zhvilluesit e uebit të ndajnë ide me Microsoft.

Ende nuk dihet nëse Edge do të jetë emri i një shfletuesi të ri ose Microsoft do të ndërveprojë me një emër tjetër.

Një gjë është e sigurt - Edge është i vdekur në Windows 10.

Shumë do të jenë të kënaqur që Microsoft përfundimisht miraton një teknologji të ndryshme për shfletuesin e Internetit.

Duke përdorur teknologjinë e kromit, faqja e internetit në shfletuesin e ri do të sillet njësoj si Google Chrome.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat