Pesë këshilla për pastrim sa më efikas të televizorit

Teknologji

Pesë këshilla për pastrim sa më efikas të televizorit

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Nëse jeni ende duke e kërkuar mënyrën e duhur për ta pastruar LCD-në tuaj, portali Tips and Tricks ju sjell pesë mënyra efektive për pastrimin sa më të detajuar të televizorit tuaj.

Televizorët me ekran të rrafshët ofrojnë cilësi të mirë të fotografisë, por shumica e njerëzve nuk janë të udhëzuar siç duhet për t’i pastruar ata. Më saktësisht, dihet shumë pak që disa produkte mund të shkaktojnë dëme, prandaj duhet të shmangen.

Shumica e televizorëve duhet të fshihen lehtë me një leckë të butë dhe të thatë. Megjithatë, nëse kjo nuk është e mjaftueshme, ja disa këshilla për pastrim më të sigurt.

Uthulla e verës

Fillimisht, fshijeni butësisht me një leckë të thatë për t’i larguar grimcat e pluhurit. Përzieni ujin e distiluar dhe uthullën e verës me masa të njëjta. Zhyteni leckën tuaj në këtë përzierje dhe fshijeni ekranin, dhe pastaj eliminoni çdo lagështi të tepërt me një leckë të thatë.

Tretja për pastrimin e dritareve

Aplikoni tretjen për pastrimin e dritareve në një leckë të butë dhe fshijeni butësisht ekranin. Megjithatë, është e rëndësishme që kurrë të mos e spërkatni tretjen direkt në ekranin e televizorit. Pastaj thajeni televizorin me një leckë të thatë.

Sapuni për duar

Për ta pastruar televizorin në disa situata mund të kryejë punë edhe sapuni i holluar për larjen e duarve në ujë. Megjithatë, disa ekrane televizive nuk i përballojnë agjentët pastrues agresivë, prandaj kini kujdes.

Alkooli

Gjithashtu, televizorin tuaj mund ta pastroni në mënyrë të përkryer edhe duke e fshirë sipërfaqen e tij me një leckë në të cilën keni aplikuar alkool.

Vazelina

Nëse vëreni gërvishtje në ekranin tuaj, atëherë ato mund t'i fshihni me vazelinë. Vendosni pak vazelinë në leckën prej pambukut dhe lustrojeni butësisht pjesën e dëmtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat