Tregtarët në Tetovë në kushte të mjerueshme, Kasami premton treg me standarde evropiane - Bota Sot
Tregtarët në Tetovë në kushte të mjerueshme, Kasami premton treg me standarde evropiane

Tetova

Tregtarët në Tetovë në kushte të mjerueshme, Kasami premton treg me standarde evropiane

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 17:30
Foto Ilustrim

Tregtarët në Tetovë duhet të nxjerrin bukën e gojës në kushte të mjera, me treg të improvizuar dhe nuk kanë hapësira të mjaftueshme ku do të mund t’i kryejnë shërbimet ndaj klientëve. Kështu është shprehur kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjatë konferencës për shtyp, mesazhi i së cilës ishte se do të përkrahen tregtarët dhe me qeverisjen e koalicionit ”Mundemi”, tregtarët do të kenë hapësira tregu me kushte evropiane.

”Jemi në këtë treg të improvizuar të qytetit të Tetovës dhe ne sot edhe njëherë u njoftuam me kushtet mizerable, me të cilët qytetarët tanë tregtojnë dhe nxjerrin bukën e gojës. Prandaj, përkushtimi i Lëvizjes Besa dhe i koalicionit ”Mundemi” do të jetë, që të kemi një treg me kushte evropiane, ku do të mund qytetarët tanë të kryejnë obligimet e tyre dhe të nxjerrin bukën e gojës”, ka theksuar Kasami.

Duke pasur parasysh periudhën me pandeminë Covid-19, Kasami garantoi investime vjetore prej më shumë se 200 milionë euro, me të vetmin qëllim që të mund të ketë një sistem të shëndetësisë i cili do të minimizojë rreziqet dhe do të jetë në funksion të plotë të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat