Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita nga Gjilani, gjithsesi se do të jetë e hendikepuar pa volejbollisten më të mirë Fjolla Shabani, e cila është operuar. Trajneri i Dritës, Lorik Ilazi, njëherësh edhe selektor i kombëtares së Kosovës (femrat), tha se Fjolla është operuar pas lëndimit të gjurit.
“Lojtarja e zgjedhur MVP 2018 ne Kosove Fjolla Shabani sot u operua me suksese.
Fjolla Shabani pësoi lëndim në gjurin e djathtë në ndeshjen me përfaqësueses së Kosovës!
Lorik Ilazi dhe Fjolla Shabani
Në ndeshjen Kosovë - Shqipëri e zhvilluar me datën 16 shkurt 2019 për nder të Pavarësisë së Kosovës qysh në fillim të ndeshjes të rezultati 6:4 për Kosovën, Fjolla pësoj një lëndim i cili ishte jo i lehtë duke shkaktuar këputje të ligamentin kryqëzor-ACL dhe lëndim atij anësor të brendshme-MCL e gjithashtu edhe një kërcitje në meniskus.
Fjolla sot kreu operimin me suksese dhe pritet qe shume shpejt te vazhdoje terapitë e të kthehet edhe me e fortë për të ndihmuar ekipin tonë KV Drita. Shërim të shpejt e suksese Fjolla Shabanit”, shkruan Ilazi.