Vëllezërit e bashkuar apo i vogli i prinë të madhit, trajnerët më të ri të Kosovës

Volejboll

Vëllezërit e bashkuar apo i vogli i prinë të madhit, trajnerët më të ri të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 1 mars 2019 Në ora: 15:01
Arlind e Edon Ibrahimi

Janë raste të rralla që vëllezërit janë trajner në një klub dhe që e çojnë aq mirë mes vete, duke e respektuar hierarkinë! Arlind e Edon Ibrahimi janë vëllezër dhe drejtojnë së bashku klubin e  volejbollit Kastriotin e Ferizajt (femrat) dhe janë lider në renditje me 31 pikë, një më shumë se Drita. Vëllai i vogël Edoni është kryetrajner dhe i madhi është ndihmës i tij! E drejtojnë Kastriotin me shumë pedanteri dhe synojnë trofe, madje syrin ia kanë vënë Kupës ose titullit të kampionit. Krahas Edonit, Arlindi është kryetrajner në ekipin e Ferizajt-meshkujt dhe synon Superligën A.

“Me Ferizajn synojmë ngjitjen në Superligën A. Gjithashtu synojmë siç kemi vazhduar deri në ndeshjen e fundit pa humbje. Synojmë që edhe ndeshjet e mbetura në Superligën B ta mbyllim pa asnjë humbje”, tha Arlindi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Arlindi është 26 vjeç ose tri vjet para Edonit. “Unë jam edhe lojtar gjithashtu. Vitin e kaluar isha pjesë e KV Peja, ku fituam titullin kampion dhe Superkupën e Kosovës.

Ndërsa, me iniciativën e të ndjerit tanimë ish trajnerit Jusuf Bytyqi jam kthyer në KV Ferizaj, me qëllim që të ndihmoj ngritjen në Superligë. Gjithashtu më është besuar edhe posti i kryetrajnerit ku paralelisht kryej dy detyrat në KV Ferizaj dhe njëkohësisht jam edhe trajner në ekipin e femrave KV Kastrioti, ku kryetrajner është vëllau im, Edoni”, tha Arlindi. Ndryshe vijnë nga një familje sportistësh, Abedini është kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, njeriu që ka dhënë shumë për sportin e Kosovës dhe motra e tyre, Nazmija, lojtare e Kastriotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat