Kur ndezët Gjilani, çuditet sporti skofiar! 'Intelektualët' se 'Intelektualët' - Bota Sot
Kur ndezët Gjilani, çuditet sporti skofiar! 'Intelektualët' se 'Intelektualët'

Volejboll

Kur ndezët Gjilani, çuditet sporti skofiar! 'Intelektualët' se 'Intelektualët'

Nga: K. Goca Më: 1 maj 2019 Në ora: 14:55
Kur ndezët Gjilani, çuditet sporti skofiar!

Askush si Gjilani. Askush si Drita. Një shembull i rrallë! Asnjëherë pasluftës volejbolli (femrat) nuk ka pasur këtë shikueshmëri. Mbi 3000 shikues në palestrën e sportit “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan. Në finalen e tretë të play-off-it të Superligës së Kosovës mes Dritës dhe M-Technologie Prishtina.

Drita triumfon me rezultat 3:0 dhe në seri të fitoreve me 3:0, duke u stolis me titullin e kampionit. Atmosferë drithëruese, ku edhe vet drejtuesit e sportit skofiar çuditen për faktin se palestra ishte e mbushur përplot me tifozë. Një përkrahje e madhe e tifozëve “Intelektualëve” për vashat e Dritës që udhëhiqen nga trajneri Lorik Ilazi. “Drita fiton titullin e katërt radhazi. KV Drita e ka fituar edhe sivjet titullin e kampionit në Superligën e femrave në volejboll. Gjilanaset në ndeshjen e tretë të serisë së finaleve të Play-Off-it, mposhtën 3:0 klubin nga kryeqyteti M-Technologie.

Drita kishte avantazh psikologjik, pasi i kishte fituar dy ndeshjet paraprake. Në një atmosferë të bukur, në prani të 3100 spektatorëve në “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, Drita festoi titullin e katërt radhazi. Ndeshja filloi në favor të Dritës, e cila e fitoi setin e parë 25:18. Në periudhën e dytë u vërejt rënie akoma më e madhe në lojën e M-Technologie, e cila u kufizua në vetëm 12 pikë. Seti i tretë e vulosi kampionin e edicionit 2018/19, pasi Drita e fiton 25:16 KV Drita 3:0 (25:18; 25:12; 25:16) M-Technologie”, shkruan në faqen e FVK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...