Bijë e nënë sportiste të Kosovës

Volejboll

Bijë e nënë sportiste të Kosovës

Nga: K. G. Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 11:28
Bijë e nënë sportiste të Kosovës

Bijë e nënë sportiste të Kosovës, përkatësisht merren me volejboll Mimoza Shkodra, ish volejbolliste dhe aktualisht është nënkryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovës, ndërsa vajza e saj, Megi  - volejbolliste e talentuar dhe e ardhmja jo vetëm e volejbollit gjilanas.

“Jeta ime Megi: Gëzuar Ditëlindjen! U bëfsh 111! Si sot 12 vjet me parë fiks në këtë minutë, kur ti erdhe në jetë dhe unë të mbajta për herë të parë në krahë, gjithë jeta dhe bota ime ndryshoi!

Tani ishe ti, gëzimi, energjia, dielli im dhe çdo gjë tjetër vinte mbas teje. Që nga ai çast e sot ti ke qenë shoqja ime e ngushtë, e vogël, e madhe, e kemi mbajtur fort për dore njëra-tjetrën në çdo moment e për çdo gjë.

Sado fjalë të them, sot e gjithmonë, s’do arrij të shpreh dot gjithë dashurinë për ty dhe as se sa krenare ndihem që kam një vajzë si ti! Kjo jo për bukurinë tënde të jashtme, po për shpirtin e bukur, mendjen e mençur e karakterin e rrallë! Je fryma ime! Të dua pafund e do jepja çdo gjë për ty Ikran dhe Kejsin, por sot çdo urim është për ty e madhja e mamit”, i shkruan Mimoza të bijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat