Bordi i FVK -së vendos për rifillimin e garave të Superligës B dhe U18! Refuzon M - Technologien

Volejboll

Bordi i FVK -së vendos për rifillimin e garave të Superligës B dhe U18! Refuzon M - Technologien

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 15:29
Bordi i FVK -së vendos për rifillimin e garave të Superligës B dhe U18! Refuzon M - Technologien

Edhe një kompliment për Federatën e Volejbollit të Kosovës, e cila më shumë vëmendje e përcjell situatën dhe merr vendime shumë të guximshme në kohë pandemie.

“Bordi i FVK në mbledhjen e mbajtur me 24 Qershor ka vendosur që garat e Superligës B të rifillojnë me 8/9 Korrik 2020. Vendimi është marrë edhe për kategorinë U18 në të dy konkurrencat, që të vazhdohet me gara, mirëpo nëse ekipet për shkak të situatës nuk paraqiten në gara, nuk do të ketë ndëshkime. Afati i paraqitjes së ekipeve në garat U18 është deri me 30 Qershor. Pasi që ekipet paraqiten në garë dhe në rast të tërheqjes së njëanshme nga garat do të merren masa konform rregulloreve në fuqi.

Bordi gjithashtu ka refuzuar edhe ankesën e KV M Technologie, për Palestrën e KV Skenderajt.
Bordi ka diskutuar edhe vendimet e Ministrisë̈ së Shëndetësisë̈ dhe IKSHP, për lejimin e shikuesve në palestra dhe ka vendosur që ndeshjet të vazhdojnë të luhen pa shikues deri në një vendim tjetër.

Federata e Volejbollit e Kosovës kërkon nga të gjithë anëtarët e saj që t’ju përmbahen udhëzimeve të IKSHP dhe MSH”, thuhet nga FVK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat