Ku paguhet më mirë në Kosovë a në Shqipëri?

Volejboll

Ku paguhet më mirë në Kosovë a në Shqipëri?

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 13:15
Blloku në një veprim

Ergysa Blloku prej volejbollisteve më të mira në Shqipëri, anëtare e Partizanit nga Tirana, tha se cilësia është në volejbollin shqiptar, ndërsa më shumë paguhet në Kosovë.  Çfarë dallon Kosova dhe Shqipëria dhe ku paguhet më shumë? “Për nivel është më i lartë Shqipëria por për paga Kosova i ka më të larta dhe investon shumë më shumë se Shqipëria, flas për sportin e volejbollit”, thotë Blloku për gazetën kombëtare “Bota sot”. Blloku është anëtare e kombëtares së Shqipërisë e cila një periudhë luajti për Dritën e Gjilanit dhe Universitetin AAB nga Prishtina. A mendoni se Kosova mund të lëviz më shumë me cilësi? “Për cilësi edhe Kosova ka, por nivelin e Shqipërisë akoma jo. Mbase me kalimin e kohës, kështu si po funksionon edhe mundet”, theksoi ajo. Thoni se në Kosovë paguhet më mirë, ia vlen të sakrifikoni për të luajtur për klubet në Kosovë? “Ta mendosh gjerë e gjatë nëse nuk ke diçka funksionale këtu, si përshembull pune apo diçka tjetër, ia vlen pse jo. Unë e kam bërë diçka të tillë dhe kam ngelur e kënaqur”, thotë Blloku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat