Shkodra: Në Shqipëri çdo skuadër publike ka kodin, por në Kosovë...

Volejboll

Shkodra: Në Shqipëri çdo skuadër publike ka kodin, por në Kosovë...

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 11:09
Mimoza Shkodra

Volejbolli në Kosovë dhe në Shqipëri nuk po kalon momente të mira, të paktën sa i përket të ardhurave të volejbollisteve që marrin në klubet ku luajnë ato. Disa volejbolliste paguhen më mirë e disa më pak, ka edhe prej atyre që fare nuk marrin asnjë centi. Ndërkaq, ish-volejbollistja e Dritës nga Gjilani dhe e kombëtares së Kosovës, ekspertja e volejbollit Mimoza Shkodra, ka bërë një krahasim shumë interesant. “Kur krahason ndërtimin shtetërorë, ku Shqipëria i ka mbi 100 vite shtet dhe Kosova vetëm 9 vite, lirisht mund të themi se Kosova po ecë shumë më shpejtë në cilësi se sa ai i Shqipërisë... Kosovës i mungon organizimi i duhur shtetërorë për sportin në përgjithësi. Shqipëria është përpara, mirëpo jo ashtu si mund ta mendon ndokush.

Ata përndryshe do të duhej të prodhojnë më shumë rezultate dhe më shumë lojtare. Ndërsa Kosovës i duhej me tepër përkrahje institucionale dhe organizim institucional. Mua me kujtohet kur kemi marrë pjesë në kupën mbarëkombëtare, ku u bëmë nënkampion dhe kjo tregon cilësi. Ngaqë shumë nga skuadrat e mira të Shqipërisë i mundem”, thotë Shkodra. A mendoni se më shumë paguhen lojtaret në Kosovë se sa në Shqipëri? “Në Shqipëri çdo skuadër publike ka kodin e pagesës për lojtare për dallim që në Kosovë kjo ende nuk funksionon dhe as nuk është e rregulluar me ligj. Ndërsa në Kosovë lojtaret të cilat vijnë me luajtur këtu, sigurisht paguhen më mirë se ne vendet e tyre prej nga vijnë. Ndërsa kur flasim për lojtaret vendore, s’domend se aktivitetin e tyre e bëjnë më shuma minimale dhe kjo i bie që në Kosovë në përgjithësi nuk paguhen mjaftueshëm lojtaret. Ndërkaq, në Shqipëri kjo çështje është e rregulluar me ligj dhe paguan shteti për to”, tha Shkodra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat