Peja kampion i ri i Kosovës, Prishtina Volley e pafat - Bota Sot
Peja kampion i ri i Kosovës, Prishtina Volley e pafat

Volejboll

E enjte, 18 tetor 2018

Peja kampion i ri i Kosovës, Prishtina Volley e pafat

Më: 22 prill 2018 Në ora: 18:45
Pamje nga një ndeshje

Peja është shpallur kampione e Kosovës në volejboll (meshkujt), pasi në ndeshjen e tretë dhe njëherit vendimtare për titullin e kampionit, mposhti Prishtinën me rezultat 3:2 (në sete 23:25, 25:13, 25:15; 23:25, 15:9), në një ndeshje super dramatike. Një ndeshje për infarkt dhe një humbje në setin tai-brek e Prishtina Volley-t. Emocione të pakufishme dhe një Pejë që u tregua më e shkathët  në setin tai-brek. Në ndeshjen e tretë dhe të fundit të serisë së finaleve, Peja shënoi fitore të ngushtë në rezultat, me sete që patën epilog interesant Setin e parë e fitoi Prishtina Volley 25:23. Në setin e dytë ndodhi krejtësisht e kundërta, me Pejën që e kufizoi skuadrën vendase madje në 12 pikë, për 25:13.

Edhe në setin e tretë Peja u tregua më këmbëngulëse duke e fituar prapë me dallim të madh në shifra 25:15. Prishtina Volley nuk u dorëzua dhe arriti të rikthehej në setin e katërt, të cilin e fitoi 25:23, për ta dërguar ndeshjen ne tie-break. Seti i fundit, solli triumfin e Pejës, e cila festoi titullin e kampionit të Kosovës, të cilin ia dedikojnë anëtarit të tyre të kryesisë, Visar Alimehaj, i cili pati një betejë të ashpër me sëmundjen e kancerit. Ju rikujtojmë që ndeshjen e parë të serisë së finaleve e kishte fituar Peja, kur mposhti Prishtina Volley në kryeqytet 3:0, ndërsa në ndeshjen e kthimit në Pejë, festuan prishtinasit me rezultat 3:1. Kështu që, Peja me rezultat 2:1 në serinë e fitoreve e mundi Prishtina Volley-n.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test