Luboteni humb në Diarbakir para një atmosfere drithëruese

Volejboll

Luboteni humb në Diarbakir para një atmosfere drithëruese

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 18:52
Luboteni humb në në Diarbakir para një atmosfere drithëruese

Fituesi i Kupës së Kosovës në volejboll KV Luboteni, është mposhtur edhe në sfidën e kthimit nga skuadra turke Ziraat Bank.

Në ndeshjen e zhvilluar para 4500 spektatorëve në Diarbakir, Luboteni humbi 3:0 në sete 25:15, 25:18 dhe 25:10.

Kësisoj skuadra ferizajase e mbyll aventurën e saj në Kupat Evropiane për edicionin 2018/19.

Nesër, poashtu në Turqi, klubi tjetër ferizajas, Kastrioti do të ndeshet me kampionin e Ballkanit Besiktas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat