Kosova anëtarësohet në rrjetin evropian GÉANT

Aktuale

Kosova anëtarësohet në rrjetin evropian GÉANT

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka njoftuar se Kosova është anëtarësuar në rrjetin evropian GÉANT, që sipas tij është një nga rrjetet më të mëdha dhe më të avancuara hulumtuese dhe arsimore në botë që lidh më shumë se 50 milionë përdorues në 10 mijë institucione në Evropë dhe që përkrahë të gjitha disiplinat shkencore.

Kuçi bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook, i cili tha se ky anëtarësim do të ndikojë edhe në avancimin e qasjes së studentëve tanë në tema shkencore dhe bashkërendim me botën perëndimore.

“Procedurat e nisura kohë më parë dhe pasi një muaj më parë nënshkrova me 20 institucione publike dhe private të arsimit të lartë marrëveshje mirëkuptimi për Rrjetin për Hulumtim dhe Edukim të Kosovës dhe tash anëtarësimi është një përmbyllje e suksesshme brenda e këtij procesi”, shkroi ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat