Zekolli Shaqiri pas takimit me Kurtin: Diskutuam për hapat e ardhshëm të rrugës Tetovë-Prizren

Aktuale

Zekolli Shaqiri pas takimit me Kurtin: Diskutuam për hapat e ardhshëm të rrugës Tetovë-Prizren

Nga: A.M. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 13:09
Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri dhe ministri Dimal Basha gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti.

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka bërë të ditur se avancimi i projekteve infrastrukturore që lidhin Kosovën me Maqedoninë e Veriut, përfshirë rrugën Tetovë-Prizren, ishte në fokus të një takimi të zhvilluar në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti.

Ajo ka theksuar se mbështetja e vazhdueshme e kryeministrit Kurti për këto projekte përbën një shtysë të rëndësishme për avancimin e tyre.

Në kuadër të vizitës në Prishtinë, Zekolli Shaqiri, së bashku me ministrin e Transportit të Kosovës, Dimal Basha, zhvilloi një takim me kryeministrin Kurti, ku diskutuan për ecurinë e projektit të rrugës Tetovë-Prizren dhe hapat e ardhshëm drejt realizimit të tij.

Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve për avancimin e lidhjeve infrastrukturore ndërmjet dy vendeve, me synim përmirësimin e komunikimit dhe lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat