Haxhiu uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon

Aktuale

Haxhiu uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon

Nga: A.M. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 13:47
Albulena Haxhiu

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke kujtuar rëndësinë e Kongresit të Manastirit të vitit 1908 dhe njësimit të alfabetit.

Haxhiu ka theksuar se përfaqësuesit e trevave shqiptare dhe të mërgatës, pavarësisht dallimeve në besime dhe të folme, arritën marrëveshjen që i hapi rrugë alfabetit të përbashkët të gjuhës shqipe.

Ajo ka vënë në pah edhe rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së gjuhës shqipe te brezat e rinj, duke vlerësuar kontributin e mësuesve në këtë drejtim.

“Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon, dhe mësuesit janë ata që me punën e tyre e mbajnë gjallë dhe e përcjellin ndër breza”, ka shkruar Haxhiu.

Në fund, ajo u ka uruar të gjithë mësuesve punë të mbarë dhe suksese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat