​Anulohet protesta e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Aktuale

​Anulohet protesta e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Më: 23 nëntor 2026 Në ora: 10:06
Foto arkiv

Protesta e paralajmëruar për sot në orën 11:30 nga studentët e Universitetit të Prishtinës nuk do të mbahet te Rektorati.

Lajmi është bërë i ditur nga Parlamenti Studentor, përmes një njoftimi, ku thuhet se vendimi për anulimin e protestës vjen pas një takimi që do të zhvillohet sot me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Sipas njoftimit, në këtë takim do të diskutohen kërkesat e studentëve dhe thirrja e tyre për reflektim institucional.

Parlamenti Studentor ka shprehur pritjen që takimi të rezultojë me adresimin e kërkesave të studentëve dhe ndërmarrjen e hapave konkretë drejt zgjidhjes së tyre.

Po ashtu, është bërë e ditur se studentët do të njoftohen për zhvillimet e mëtejshme pas takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat