​Ambasadori belg, Arnaud Dusaucy, në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Aktuale

​Ambasadori belg, Arnaud Dusaucy, në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Më: 23 nëntor 2026 Në ora: 11:52
Kuvendi i Kosovës

Ambasadori i Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy, po zhvillon sot një takim me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës.

Takimi po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në kuadër të kontakteve institucionale dhe bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe atyre diplomatike të Belgjikës.

Takimi zhvillohet vetëm disa ditë pasi ambasadori Dusaucy u prit nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Ndërkaq, ambasadori belg kishte zhvilluar më herët edhe një takim me kryeministrin Albin Kurti, ku ishin diskutuar mundësitë për zgjerimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, përfshirë bashkëpunimin në ekonomi, siguri dhe drejtësi.

Takimi po mbahet i mbyllur për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat