Zemaj flet për masat anti-covid në ditë e ardhshme

Aktuale

Zemaj flet për masat anti-covid në ditë e ardhshme

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:13
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha të mërkurën se vendimi qeveritar për kufizime shkak i COVID-19 do të vazhdojë të jetë në fuqi edhe në ditët në vijim.

Ai në emisionin “Radar”, tha se momentalisht 19 komuna janë në zonën e kuqe ku përfshihet ora policore nga ora 19:00.

“Zonat në të kuqen janë zgjeruar në javën e kaluar. Deri tani kemi pasur 19 komuna në të kuqen, nëse kjo pasqyrë është edhe sot, nuk ka nevojë për masa të reja, ne do të vazhdojmë njëjtë”.

Zemaj po ashtu njoftoi se sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik do ta njoftojë për hartën e re në  bazë të kalkulimeve të rasteve me COVID-19.

“Kemi një stabilitet të lehtë por me një rritje të numrit të rasteve të infeksionit, dhe fatkeqësisht edhe me raste të vdekjes. Sot është dita kur IKSHPK e sjell hartën e re në bazë të kalkulimeve javore që bëjnë, dhe në pasdite do të ulemi dhe të  diskutojmë”, tha Zemaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat