Pas vendimit, Vjosa Osmanit i vjen reagimi: Ndalu oj zonjë se do me na ra pika

Aktuale

Pas vendimit, Vjosa Osmanit i vjen reagimi: Ndalu oj zonjë se do me na ra pika

Nga: G.B Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 15:20
Vjosa Osmani

Dje U.D  e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani largoi nga puna katër konsuj.

E ajo sot ka vazhduar me vendime të tjera.

Osmani ka marrë vendim për anulimin e të gjitha konkurseve të shpallura nga ish presidenti Hashim Thaçi.

Po ashtu, ka marrë vendim që të mos hapen konkurse të tjera, përcjell Bota sot.

Pas kësaj, ka reaguar Rron Gjinovci nga shoqëria civile.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka kërkuar që të ndalet dhe t’i zbulojë skandalet më ngadalë.

“Ndalu mo oj zonjë se do me na ra pika. Qiti skandalet ma kadale”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat