Haradinaj e falendëroi Thaҫin për tepihun e kuq kur u kthye nga Haga, “ndërsa unë nuk du me ta shtru”, ia përmend edhe Isa Mustafën

Aktuale

Haradinaj e falendëroi Thaҫin për tepihun e kuq kur u kthye nga Haga, “ndërsa unë nuk du me ta shtru”, ia përmend edhe Isa Mustafën

Nga: H.O. Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 19:17
Ramush Haradinaj/ Hashim Thaҫi

Ramush Haradinaj në një seancë Kuvendi në vitin 2015 e ka falenderuar Hashim Thaҫin, që në atë kohë ishte kryeministër, për tepihun e kuq që ia kishte shtruar kur u kthy si i pafajshëm nga Haga.

Tutje Haradinaj thotë se kolega i tij afër, ish kryeministri Isa Mustafa mezi pret t’ia shtroh tepihun e kuq, Thaҫit dhe kolegëve të tij.

Në ato moment derisa Haradinaj mbante këtë fjalim, Thaҫi qeshte me fjalët e tij, ndërsa ato nuk i pëlqyen Isa Mustafës.

Mirëpo, më tutje Haradinaj thotë se në atë tepih nuk ka dëshirë ta shoh as kryeministrin Mustafa e asnjë shqiptar tjetër./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat