Avokati Tomë Gashi ka mbështetur deklaratën e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, lidhur me prokurorin Blerim Igrishta.
Hasani kishte deklaruar se, po të kishte llogaridhënie, Igrishta më nuk do të hynte në Prokurori.
Në postimin e tij, Gashi ka rikujtuar rastin kur prokurori Igrishta e kishte arrestuar dhe dërguar në ndalim 48-orësh Hashim Miftariin, pasi lopa e këtij të fundit kishte hyrë në oborrin e Gjykatës në Graçanicë.
Përmes këtij postimi, Gashi i është bashkuar kritikës së Hasanit ndaj veprimeve të prokurorit.
Postimi i avokatit:
Ish-kryetari i Gjykatës Supreme po thotë:
“Po të kishte llogaridhënie, ai prokuror më nuk do të hynte në Prokurori.”
Prokurori që e arrestoi dhe e dërgoi në ndalim 48-orësh, për shkak se lopa e Hashim Miftariit hyri në oborrin e Gjykatës në Graçanicë, quhet Blerim Igrishta.