Në përvjetorin e rënies së Arben Sejdiut organizohen homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare

Aktuale

Në përvjetorin e rënies së Arben Sejdiut organizohen homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare

Nga: A.M. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 09:44
Arben Sejdiu

Me rastin e përvjetorit të rënies së veteranit dhe bashkëluftëtarit Arben Sejdiu, familja dhe bashkëluftëtarët e tij kanë organizuar homazhe në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të tij në shërbim të atdheut.

Sipas njoftimit të publikuar nga Fadil Hadergjonaj, homazhet do të mbahen sot, më 22 nëntor 2026, pranë varrit të Arben Sejdiut, në Kompleksin Memorial “Koshare”.

Ceremonia do të fillojë në orën 11:00, ndërsa në njoftim janë ftuar familjarët, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar Arben Sejdiun, që t'i bashkohen këtij nderimi.

“Lavdi jetës dhe veprës së Arbenit! Lavdi dëshmorëve, respekt dhe veteranëve të luftës!”, thuhet në mesazhin e publikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat