PDK, LDK dhe VV në garë për të parin e Podujevës

Aktuale

PDK, LDK dhe VV në garë për të parin e Podujevës

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 07:41
Nexhmi Rudari, Shpejtim Bulliqi, Naim Fetahu

Edhe në Komunën e Podujevës ka filluar votimi për zgjedhjen e kryetarit të kësaj komune.

Në garë për të parin e komunës, janë Naim Fetahu i PDK-së, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së.

Në këtë komunë janë 45 Qendra të Votimit me gjithsej 115 Vendvotime, ku të drejtë vote kanë 87,381 persona.

Podujeva ka mbetur pa kryetar që nga muaji qërshor, pasi Agim Veliu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është emëruar ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat