PDK në Podujevë: LDK dhe VV po u bëjnë presion votuesve gjatë procesit të votimi

Aktuale

PDK në Podujevë: LDK dhe VV po u bëjnë presion votuesve gjatë procesit të votimi

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 12:29
Foto Ilustrim

(E plotësuar 12:57) - Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po akuzon Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) se në zgjedhjet lokale për kryetar të Podujevës janë duke shkelur rregullat zgjedhore në qendrat e votimit.

Asamblisti i PDK-së në Podujevë, Rafet Llapashtica, tha se në qendra të votimit shihen vëzhgues me llogo të LDK-së dhe numër të kandidatit, ndërsa ka akuzuar janë duke u përdorur edhe veturat zyrtare për të dërguar njerëzit për të votuar.

Llapashtica: Vëzhguesit e LDK-së po bartin masaka me llogo të kandidatit të tyre

"Vëzhgues me llogo të subjekteve të LDK-së me numrin e kandidatit i cili është i kandiduar për kryetar komune shihen nëpër qendrat e votimit dhe kjo është e ndaluar. Sa për ilustrim ne kemi edhe foton nga vendi i ngjarjes ku shihen komisioner dhe vëzhgues të LDK të cilët i bartin maskat në vendvotim dhe kjo është e ndaluar. Veturat zyrtare që sot është ditë e diel dhe ato duhet të jenë në parking qofshin vetura lokale të ekzekutivit apo nga niveli qendror sot në të gjitha rrugët e Podujevës janë duke bartur struktura dhe votues të cilët mundohen t'i manipulojnë dhe t'i joshin që të votojnë subjektin e tyre. Po të shkojmë në parking aty sheh dy apo më tri vetura edhe të nivelit lokal, mirëpo ne kemi vërejtur edhe vetura të nivelit qendror që kryetari i degës ka intervenuar që sot të jenë në Podujevë", tha ai.

Ai tha se përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje janë duke bërë presion me flamuj dhe llogo afër qendrave të votimit, për çka tha se është e papranueshme.

Llapashtica: Militantët e VV-së po bëjnë presion me flamuj dhe llogo afër qendrave të vendvotimeve

"Militantët e Vetëvendosjes janë duke bërë presion me flamuj dhe llogo afër qendrave të vendvotimeve dhe kjo është e papranueshme, për arsye se Podujeva sot në ora 19 kur mbyllen vendvotimet do të ndryshojë kjo qeverisje, Podujeva do të ketë qeverisjen e re", tha ai.

Llapashtica tha se si PDK janë duke i respektuar të gjitha rregullat zgjedhore.

Ai në emër të PDK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votuar.

Në garë për të parin e Podujevës janë tre kandidatë, LDK me Nexhmi Rudarin, LVV me Shpejtim Bulliqin dhe PDK me Naim Fetahu.

PDK: LDK dhe LVV po u bëjnë presion votuesve llapjanë

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, gjatë një konference të mbajtur për media ka akuzuar subjektet tjera politike për parregullsitë e shumta që sipas tyre po ndodhin sot në zgjedhjet në këtë komunë.

Rafet Llapashtica, asamblist në komunën e Podujevës, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është duke u bërë presion të madh votuesve llapjan në të drejtën e tyre për të votuar.

Sipas tij, persona të këtyre dy partive, të paautorizuar, po qëndrojnë̈ edhe brenda vendvotimeve për të intimiduar votuesit llapjanë në zgjedhjen e tyre të lirë.

Llapashtica ka thënë se kjo është në kundërshtim të plotë me procesin demokratik dhe u ka bërë thirrje organeve të rendit, por edhe atyre të KQZ-së që të eliminojnë sa më parë këto parregullsi dhe të mbrojnë votën e qytetarëve.

“Kemi parë vëzhgues që bartin numrat dhe logot e partive të LDK-së dhe VV-së nëpër vendvotime të ndryshme. Po ashtu, persona të paautorizuar të këtyre dy partive po qëndrojnë̈ edhe brenda vendvotimeve duke frikësuar kështu qytetaret llapjanë që të votojnë”, ka thënë Llapashtica.

Llapashtica ka përmendur edhe shfrytëzimin e veturave zyrtare nga ana e LDK-së.

Më tej, ai ka thënë se Parti Demokratike e Kosovës, vlerëson lartë vullnetin e llapjanëve për ndryshim në këto zgjedhje, dhe i bënë̈ thirrje organeve të rendit që të mos lejoj askënd, asnjë parti e person politik, që të tentoj  jo vetëm të prishë procesin zgjedhorë, por edhe të provoj të shtrembëroj vullnetin e qytetarëve llapjanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat