​PZAP ende s’ka pranuar asnjë ankesë për parregullsi në procesin e sotëm zgjedhor

Aktuale

​PZAP ende s’ka pranuar asnjë ankesë për parregullsi në procesin e sotëm zgjedhor

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 14:54
Foto Ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk ka pranuar asnjë ankesë për parregullsi në ditën e sotme të zgjedhjeve që po mbahen në komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku.

Megjithë deklarimin e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, se Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në PZAP për shkelje të heshtjes zgjedhore nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në PZAP nuk ka arritur një ankesë e tillë.

“Ne jemi në punë vazhdimisht, nuk kemi ende asnjë ankesë, është e pakuptimtë të thuhet se kanë dorëzuar ankesë kur ne nuk e kemi pranuar, PZAP është në Prishtinë, ne në zyrë jemi dhe nuk kemi pranuar, nuk ka dorëzuar askush ndonjë ankesë”, tha Desku për KosovaPress.

Mëngjesin e sotëm, Rakiq, pasi votimit ka thyer heshtjen zgjedhore duke ftuar qytetarët që të votojnë kandidatin e Listës Serbe.

Më vonë, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka shkruar se ata që i drejtohen Republikës së Kosovës me “Kosovo i Mtohija” nuk mund të përfaqësojnë qytetarët e këtij vendi.

Në reagimin e tij thuhet se Goran Rakiq ka bërë thirrje të votohet Lista Serbe duke thyer kështu ligjin për heshtje zgjedhore, ndërsa për kandidatin serb për kryetar të Mitrovicës së Veriut, ka thënë se i njëjti ka bërë deklaratë që është në kundërshtim me ligjet e Kosovës duke mohuar shtetësinë e ofenduar qytetarët e pjesës veriore.

Lidhur me këtë, Atiq ka shkruar se zyrtarët ligjor të Vetëvendosjes kanë dorëzuar ankesën në PZAP për shkelje të heshtjes zgjedhore.

Lidhur me ankesa për parregullsitë që mund të ndodhin gjatë procesit të sotëm zgjedhor, PZAP pranon ankesa 24 orë, që prej hapjes së vendvotimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat