“Zjarri i djegies suaj politike i nderuar Isa Mustafa, filloi në Podujevë, do ta kaplojë Prishtinën e do mbarojë në gjithë Kosovën”

Aktuale

“Zjarri i djegies suaj politike i nderuar Isa Mustafa, filloi në Podujevë, do ta kaplojë Prishtinën e do mbarojë në gjithë Kosovën”

Nga: A.SH Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 23:55
Isa Mustafa

Shpejtim Bulliqi nga VV sonte u shpall fitues në Podujevë, qytet ky i cili ka qenë bastion i LDK-së për shumë kohë.

Analisti politik Sulejman Mehazi, ka thënë se, e tëra kjo ishte për shkak të mocionit kundër Albin Kurtit tani Podujeva e Agim Veliut të tregoi e të dha një shuplakë të fuqushme për gabimet tuaja politike kundër partisë që fitoi zgjedhjet parlamentare më 6 tetor të vitit të kaluar.

Postimi në Facebook:

Zjarri i djegies suaj politike i nderuar Isa Mustafa, filloi në Podujevë, do ta kaplojë Prishtinë e do mbarojë në gjithë Kosovën!

I nderuar kryetar i LDK-së Isa Mustafa, ja çfarë të bëri mocioni kundër Kurtit, Podujeva e Agim Veliut të tregoi e të dha një shuplakë të fuqushme për gabimet tuaja politike kundër partisë që fitoi zgjedhjet parlamentare më 6 tetor të vitit të kaluar. Albini të ka mundur m'u në zemrën e bastionit tuaj njëzevjeçare në Podujevë. Tani më e keni të qartë se qytetarët nuk ju duan, se podujevasit në kutiat e votimit shprehën revoltë e pakënaqësi të madhe ndaj jush, treguan se ju e klani pronto jeni politikanë të skaduar e se ardhmja e ndritshme e politikës kosovare është Albin Kurti i LVV-së. Zjarri i djegies suaj politike i nderuar Isa Mustafa filloi në Podujevën e Agim Veliut, do vazhdojë në Prishtinën e do mbarojë në gjithë Kosovën deri sa do ta merrni formën e hirit dhe zhdukjes suaj politike.

E more Isë Mustafa, kështu ndodh kur inatin e Agim Veliut e ke respektuar më shumë sesa qytetarët votues të Albinit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat