"Komandantë e akademikë, kombinimi fatal që gëlltiti Kosovën"

Aktuale

"Komandantë e akademikë, kombinimi fatal që gëlltiti Kosovën"

Nga: H.O. Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 06:25
Ilustrim

Ish mjeku i Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, Liri Loshi në një postim të tij në Facebook shkruan se populli i është dashur dy dekada që ta kuptoj kombinimin fatal me akademikë dhe komandantë.

Sipas tij, populli nuk duhet ta votoj LDK-në, PDK-në e as Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn që i quan si satelitë të PDK-së.

Ai thotë se ‘ata që mendojnë se janë meritorë për lirinë e Kosovës, apo për çfarëdo të arriture tjetër, nuk e vlerësojnë drejt popullin e tyre’.

“Asnjë votē për akademikët! Asnjë votë për komandantët”, shkruan Liri Loshi.

Postimi i plotë:

Dy dekada i asht dashtë popullit tonë me e kuptu se ma kombinim fatal se akademikë dhe komandantë, nuk ka. Këto janë dy kategoritë më zhvatëse në Kosovë. Dhe, kur bëhen bashkë e gëlltisin Kosovën si një kafshatë. Në fakt 50 për qind e popullit nuk asht populli. Kjo shkallë e dijes dhe e vetëdijes duhet të arrihet në 100 për qind. Kjo do të thotë së LDK-në, PDK-në dhe dy satelitët e saj, Ramushin e Fatmirin, nuk duhet t’i votojë asnjë qytetar i Kosovës. Vetëm kësisoj do të ndodhte ndryshimi. Tingëllon pak si kthim në monizëm, por Kosova shpëtim tjetër nuk ka. Asnjë votē për akademikët! Asnjë votë për komandantët. Ata që mendojnë se janë meritorë për lirinë e Kosovës, apo për çfarëdo të arriture tjetër, nuk e vlerësojnë drejt popullin e tyre. Prandaj as nuk e meritojnë votën popullore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat