Bulliqi nga Kuvendi i thotë fjalët e fundit si deputet: Llapi e Gollaku nga dje besoj se frymojnë lirshëm

Aktuale

Bulliqi nga Kuvendi i thotë fjalët e fundit si deputet: Llapi e Gollaku nga dje besoj se frymojnë lirshëm

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 11:42
Shpejtim Bulliqi

Kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi në seancën e Kuvnedi të Kosovës thotë se dje nga zgjedhjet në Podujevë u la pas një pushtet që për sa vite nuk i realizoi kërkesat e qytetarëve.Bulliqi thotë se beson që nga dje Llapi e Gollaku frymon lirshëm.

Ai premtoi se do punojë me ndershmëri e transparencë, sidomos tek paraja publike.

“Dje ishte ditë zgjedhore në Llap. I uroj qytetarët e Llapit për një fitore në Llap dhe për ndryshimin atje. E lam pas një pushtet që për sa vite nuk arriti t’i realizojë kërkesat e qytetarëve. Llapi e Gollaku nga dje besoj se frymon lirshëm. Përshëndes të gjithë qytetarët llapjan e të Gollakut. Nesër si kryetar i Podujevës do punojë shumë e do i drejtojë punët e Podujevës. Zotohem se do e bëjë punën me ndershmëri e trasnparencë, sidomos tek paraja publike. Nga dje qytetarët e Llapit do e ndjejnë dorën e barabartë të pushtetit lokal”, thotë Bulliqi në seancën e Kuvendit.

Shpejtim Bulliqi fitoi dje pa balotazh në Podujevë, duke thyer bastionin e LDK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat