Babai i ish-deputetit të LDK-së vdes nga COVID-19

Aktuale

Babai i ish-deputetit të LDK-së vdes nga COVID-19

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Ish-deputeti i LDK-së Blerim Grainca ka njoftuar se babai tij ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19.

Grainca ka thënë se varrimi i babait të tij do të bëhet sot në fshatin Cerrnill të Ferizajt, por se për shkak të pandemisë nuk do të ketë të pame.

Postimi i plotë:

Të nderuar familjarë dhe miq.

Ju njoftojmë se si pasojë e pandemisë COVID-19 sot ndërroi jetë babi ynë ing. Ragip Grainca.

Varrimi bëhet sot me 01.12.2020 në ora 12:00 në varrezat e fshatit Cerrnill

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat