Hoti paralajmëroi konferencë, Qeveria tregon se a do të ketë shtrëngim të masave

Aktuale

Hoti paralajmëroi konferencë, Qeveria tregon se a do të ketë shtrëngim të masave

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thirrur sot një konferencë për media për të diskutuar në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19 në vend.

Me thirrjen e kësaj konference është menduar se do të shtohen masat mbrojtëse ndaj Covid-19.

Megjithatë, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë për Express, se nuk do të ketë shtrëngim të masave ndaj pandemisë Covid-19.

Masat e marra para dy javësh, do të vazhdojnë të zbatohen edhe më tej në vend.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë ditë më parë se vendimi i fundit për masat ndaj Covid-19, do të vazhdojë të jetë i njëjtë.

Ai ka thënë se shtimi i masave do të varet nga qytetarët e vendit, se sa ata i respektojnë masat aktuale.

Përndryshe, vendosja e orës policore si masë mbrojtëse është kundërshtuar shumë nga opozita.

Deputetë të këtij subjekti kanë kërkuar që kjo masë të largohet sa më shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat