Deputetja e VV-së: Kuvendi nuk po funksionon, të shkohet në zgjedhje të reja

Aktuale

Deputetja e VV-së: Kuvendi nuk po funksionon, të shkohet në zgjedhje të reja

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 14:21
Fitore Pacolli

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në panelin e diskutimit për Kuvendin e Kosovës përball dialogut me Serbinë tha se Kuvendi nuk është funksional dhe për këtë shkak duhet të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare.

Ajo në konferencën e organizuar nga KDI tha se kjo qeveri nuk është transparente dhe nuk i përgjigjet kërkesave tona.

“Kuvendi është bërë jofunksional, prej momentit që kemi qeverinë Hoti, ku partia më e madhe parlamentare është në opozitë. Ne kemi një qeveri e cila nuk është transparente dhe që nuk i përgjigjet kërkesave tona. Raportimet në Kuvend kanë qenë formale ku edhe pse kryeministri dhe disa ministra kanë qenë prezentë nuk janë përgjigjur fare në pyetjet tona,” tha Pacoll.

Pacolli tuje akuzoi ministritë dhe udhëheqësit e komisioneve që po e kushtëzojnë punën e tyre kur ka prezencë të mediave.

“Ministritë së bashku me disa udhëheqës të komisioneve po i kushtëzonjë mbledhjet e komisioneve në atë se nuk paraqiten nëse ka prezencë të mediave. Deputetët refuzojnë të marrin pjesë në mbledhje ku duhet të diskutohet puna e ministrive,” shtoi tutje Pacolli.

Pacolli gjithashtu kritikoi marrëveshjen e Uashingtonit, ku kërkohet që Liqeni i Ujmanit të negociohet me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat