Vjen thirrja urgjente nga partia e Albin Kurtit për vrasjen e Behajdin Allaqit, ja çfarë i kërkojnë Hashim Thaçit

Aktuale

Vjen thirrja urgjente nga partia e Albin Kurtit për vrasjen e Behajdin Allaqit, ja çfarë i kërkojnë Hashim Thaçit

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 23:29
Hashim Thaçi dhe Behajdin Allaqi

Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur rreth çështjes së Behajdin Allaqit, duke pohuar se ka ndërtuar respekt për figurën e tij në bazë të tregimeve që i kanë rrëfyer.

Megjithatë ai deklaroi se rastet siç janë të Behajdin Allaqit, s’mund të zgjidhen në Gjykatën Speciale, meqë ky institucion ndërkombëtar po hedh akuza ndaj UÇK-së.

”Mendoj që nuk e kam njoftë ndonëse ai ka qenë shok i Afrim Zhitisë dhe Afrim Zhitia ka qenë daja im. Shumë prej shokëve të Afrim Zhitisë kam pasur rastin t’i njohë”.

”Nuk e di a kam pasur rast ta takojë Behajdin Allaqin. Për të kam dëgjuar pas luftës. Kam dëgjuar edhe në burg sa kemi qenë, ka pasur këso propaganda”.

”Por fjalët për të, miqësia e tij me Ukshin Hotin, miqësia e tij me Bedrush Çollakun dhe tregimet e rrëfimet e shumta për historinë e Behajdin Allaqit, ka bërë që unë pastaj ta ndërtoj një respekt të madh për figurën e tij”.

”Në ndërkohë e kupton që Behajdin Allaqit nuk i dihet varri, dhe është i shpallur hero madje dhe nuk dihet për të më asgjë”.

”Këtë pyetje e kam bërë në Kuvend dhe mendoj që këtë e kam bërë me të drejtë. Këtë duhet që Hashim Thaçi ta sqarojë”.

”Në momentin kur unë kam bërë pyetjen në Kuvend e kam bërë pa e ditur fare historinë reale, por e kam pyetur si personin kyq”.

”Ky Behajdin Allaqi që po shpallet hero, e nuk po i dihet varri – në njërën anë kisha dëgjuar akuza por në anën tjetër një vlerësim superior për figurën e tij, por që në të vërtetë mendoj se ka qenë hero dhe person i rëndësishëm për Lëvizjen në Kosovë – duam ta dijmë ku e kemi heroin dhe çka ka ndodhur me të”.

Ai madje tregon pse sipas tij ish-presidenti Hashim Thaçi është personi i cili mund të flas rreth rastit të Allaqit.

”Përgjigjien e kam kërkuar nga ai [Hashim Thaçi] sepse ai është njeriu kyq i luftës. Në atë kohë nuk kam aluduar në asgjë, dhe pastaj kemi folur edhe me familjen dhe këto janë tregime të mëpastajme të historisë së tij si ka shkuar në Drenoc e me radhë”.

”Duke e njohur deri diku modelin e një heroi të tillë si Behajdin Allaqi, duke pasur shembullin e tij tek Afrim Zhitia apo Fadil Vatin që kam pasur rast ta njoh nga afër, më bënë me mendu sot që ky Behajdin Allaqi po të ishte gjallë, po të kishte mundësi të fliste – nuk do të kishte pasur dëshirë që çështja e tij të trajtohej në një gjykatë e cila luftën e popullit tonë e trajton si ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe synon ta njollosë, por fati i tij duhet të zgjidhet në Kosovë, në gjykatat tona”.

”Kur akuzohet UÇK-ja prej marsit të 1998, kjo është pikëvështrim i Serbisë. Ky trajtim kësisoji është trajtim pikërisht i pikëvështrimit të Serbisë”.

Ju deri në fund do të jeni kundër një gjykate të tillë?

”Absolutisht, deri në fund kundër”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat