Haziri tregon çka e dallonte Rugovën nga politikanët në Kosovë dhe Evropë

Aktuale

Haziri tregon çka e dallonte Rugovën nga politikanët në Kosovë dhe Evropë

Nga: G.B Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 13:39
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë në inaugurimin e shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova, në Istog në 76 vjetorin e tij të lindjes.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ajo që e dallon presidentin Rugova nga politikanët në Kosovë, regjion e Evropë, është se ai ka qenë me vizion dhe me përkushtim një hap para të gjithëve, përcjell Bota sot.

Haziri ka thënë se ai ka iniciuar procese, ka shkaktuar procese dhe ka realizuar ëndrra.

Postimi i tij i plotë:

Ajo që dallon Presidentin Ibrahim Rugova nga politikanët në Kosovë, regjion e Evropë është se ai ka qenë me vizion dhe me përkushtim një hap para të gjithëve. Ai ka bërë procesin dhe i ka detyruar të tjerët të merren me proces. Pra, Presidenti Rugova ka iniciuar procese, ka shkaktuar procese, ka realizuar ëndrra. Faleminderit Haki Rugova. Nder që po e shpalosim këtë figurë kolosi, i cili i realizoi ëndrrat tona. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Presidentit Rugova!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat