Katër kushtet që Qeveria Hoti ia pranoi PDK-së

Aktuale

Katër kushtet që Qeveria Hoti ia pranoi PDK-së

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:37
Qeveria e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës përfundimisht i ka pranuar kushtet e PDK-së, për kalimin në Kuvend të projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Pak më herët  në një konferencë për media, u.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tha se do të iniciojnë seancë të jashtëzakonshme për këtë projektligj pasi kaloi në Komisionin për Buxhet dhe Transfere me propozimet dhe kushtet e PDK-së.

Hoxhaj ka renditur katër propozimet e PDK-së.

Këto janë propozimet që i ka pranuar Qeveria Hoti.

Pako prej 200 milionë për mbështetje të bizneseve

Mbështetje për 3 muaj nga 300 euro për punëtoret që kanë humbur vendet e tyre të punës

Heqja e TVSh-se për lëndën e parë, për eksportimin e lëndës së parë dhe rimburësimi i mjeteve të tërhequra nga Fondi Pensional, për ata që kanë deri në 10,000 euro.

Nga Trusti kontributdhënësit mund t’i tërheqin vetëm 10%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat