​Mustafa sfidon Osmanin: Provoje pa LDK sa vota do të marrësh

Aktuale

​Mustafa sfidon Osmanin: Provoje pa LDK sa vota do të marrësh

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 21:25
Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se Vjosa Osmani nuk do të mund të marrë votat e mëhershme nëse do të sprovojë veten jashtë kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme.

Ai në Rubikon ka thënë se Osmani nuk është përjashtuar nga partia, porse ajo duhet ta di se votat që ka fituar kanë qenë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Osmani ta provojë veten pa LDK dhe do ta shoh sa vota do të ketë. Unë dyshoj se ajo do të marrë vota pa LDK-në.

Tash e ka shansin të marrë vota të qytetarëve dhe le ta shoh sa vota merr kur e ka besimin e LDK-së dhe kur nuk e ka besimin e LDK-së”, u shpreh Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat